Gjermania godet një rrjet të gjerë xhihadistësh, arreston 36-vjeçarin e sulmeve terroriste

0
226

Një 36-vjeçar nga Tunizia i cili dyshohet për rekrutime për grupin xhihadist ISIS,  është një nga 16 të arrestuarit në shtetin qendror të Hezes.

Mbi 1.100 policë kanë kontrolluar disa banesa, biznese dhe xhami të vendit ne disa operacione te ndryshme policore kete te merkure.

I riu rezulton i kërkuar edhe nga autoritetet tuniziane për një sulm terrorist në Muzeun e Bardos në Tunizi.

21 turistë dhe një tunizian u vranë në muajin Mars te vitit 2015. Shumica e viktimave ishin nga Britania, Japonia, Franca, Italia dhe Kolumbia.

Autoritetet në Frankfurt thanë se operacioni i së mërkurës ishte rezultat i një hetimi katër mujor.

Autoritet ishin në djeni se grupi islamik po përgatiste një sulm të rradhës.

Të arrestuarit janë të moshës midis 16 dhe 46 dhe dyshohet se ishin duke ndihmuar një grup të huaj terrorist mbi planifikimin e sulmit të rradhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here