AGS Automative Albania: Dënojmë korrupsionin në degën e Kontrollit Teknik të Automjeteve në Berat

0
193

SGS Automotive Albania: Dënojmë aktin e korrupsionit dhe  mbështesim plotësisht hetimin për punonjësit  të cilët supozohet të kanë keqpërdorur detyrën e tyre në degën e Kontrollit Teknik të Automjeteve në Berat

SGS Automotive Albania, që nga fillimi i hetimit, ka   bashkëpunuar me Prokurorinë në qytetin e Beratit, duke siguruar të gjithë informacionin e nevojshëm në mbështetje të hetimit.

Duke falënderuar institucionet përkatëse për identifikimin dhe marrjen e masave ndaj praktikave korruptive,  SGS Automotive Albania bën thirrje për vazhdimin e këtij bashkëpunimi mes palëve, për të identifikuar në çdo kohë shkeljet që mund të kryhen në ambientet e kompanisë.

Aktet e paligjshme të çdo punonjësi  të kompanisë mbeten akte të izoluara dhe bien ndesh me filozofinë dhe parimet e kompanisë sonë.

SGS Automotive Albania ka bërë përpjekje të konsiderueshme për ngritjen e një sistemi në Shqipëri, i cili ofron shërbime për qytetarët bazuar në parimet e transparencës, efektshmërisë,  ndershmërisë dhe dobishmërisë.

Duke qenë të vetëdijshëm se ka akoma për të bërë, SGS Automotive Albania, si një markë e besuar ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, është e vendosur të rrisë më tej cilësinë e shërbimeve të saj.

SGS gjithashtu u bën thirrje qytetarëve, të cilët marrin shërbime nga SGS Automotive Albania të distancohen nga praktikat abuzive dhe të raportojnë çdo rast korrupsioni në lidhje me këtë shërbim.

Gjithashtu, SGS Automotive Albania siguron se,  punonjësit të cilët do të jenë të përfshirë në praktika të ngjashme korruptive, do të jenë subjekt për ndërprerjen e menjëhershme të kontratës së punës, dhe do të raportohen në mënyrën e duhur për ndjekje penale.

SGS është e vendosur të zbatojë me rigorozitet Kodin e saj të Integritetit, në shërbim të interesit publik,  prandaj  i kushton rëndësi inkurajimit të denoncimit të këtyre praktikave nga çdo qytetar, i cili bëhet pre ose dëshmitar i tyre, në numrin tone të telefonit:  +355 44500480 dhe e-mail: sgsautoalbania@sgs.com.

Theksomë se,  siguria rrugore është qëllimi ynë kryesor dhe lusim të gjithë qytetarët që marrin shërbimin e ofruar nga SGS,  të paguajnë vetëm vlerën e tarifës zyrtare të  kontrollit teknik të automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here