Zbardhen statistikat: Shqiptarët “të thekur” pas politikës, në çdo tavolinë ka fanatizëm partiak

0
171

Në Shqipëri diferenca mes meshkujve dhe femrave në politikë është rreth 10 pikë përqindje, ndërsa në Greqi, Mal të Zi e Rumani është më e vogël.

Politika mbetet një ndër çështjet më të rëndësishme në Shqipëri. Është një ndër temat më të diskutuara në çdo tavolinë, nga çdo moshë. Ajo që vihet re nga bisedat është mbrojta me fanatizëm e një partie të caktuar edhe pse argumentet mungojnë. Normalisht është një ndër çështjet më të rëndësishme, sepse nëpërmjet saj, merren vendime të cilat ndikojnë në jetën e gjithsecilit prej tyre. Masat zgjedhin një përfaqësuese, për të përçuar zërin e tyre dhe në këtë mënyrë  për të ndryshuar, përmirësuar ose fundosur një shoqëri nga një zgjidhje jo e mirë. Nga një studimi i realizuar nga Banka Europiane për Rindërtimin “ Jeta në Tranzicion”, është bërë një analizë mbi marrëdhënien e shoqërive të Rajonit dhe Europës, në lidhje me politikën. Nga studimi rezulton që shqiptarët kryesojnë duke qenë  populli i cili merret më shumë me politikën.

 

Raporti BERZH

 

Sipas  të dhënave, gratë ende kanë pjesëmarrje më të ulët sesa meshkujt. Në vendet në tranzicion kjo disbalancë është më e madhe. Edhe pse teorikisht të qenit në demokraci duhet të rrisë pjesëmarrjen e grave. Sipas vrojtimit të BERZH, në Shqipëri, pjesëmarrja e grave në parti politike llogaritet në rreth 15%, ndërsa meshkujt në rreth 26%. Vendi ynë renditet pas Uzbekistanit, Mongolisë, Taxhikistanit etj,  por lë pas fqinjët, përfshi këtu edhe Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Turqinë, Kroacinë, etj. Megjithatë vende të tilla si Serbia, Sllovenia e Maqedonia kanë një përqindje të lartë të grave në parlament që varion nga 33-37%. Më e ndjeshme hendeku gjinor është në vendet e rajonit të Europës Juglindore. Në Shqipëri diferenca mes meshkujve dhe femrave në politikë është rreth 10 pikë përqindje, ndërsa në Greqi, Mal të Zi e Rumani është më e vogël. Por, vrojtimi thekson se në rajone të ndryshme është më e madhe përfshirja e grave si vullnetare në organizata të ndryshme, si në Bjellorusi, Bullgari, Kroaci, Lituani, Letoni, Serbi, Turqi etj. Kjo tregon se gratë preferojnë më shumë që të angazhohen në nivel lkola dhe më së shumti në shoqëri civile dhe OJF.

 

Pse shqiptarët “vdesin” për politikë?

 

Si fillim, shqiptarët politikën e konsiderojnë si një “thashethem”, për të kaluar bisedat e përditshme në kafen që zgjasin nga dy apo tre orë. Dhe kjo vjen si pasojë e papunësisë, kryesisht tek të rinjtë, të cilët janë të “paralizuar” ndaj këtij fenomeni. Për të shkuar më tej edhe me faktor të cilët janë pjesë e problematikave të ndryshme në shoqërinë tonë. Në këtë mënyrë shumë se e ndjekin politikën si një shpresë për të ndryshuar të ardhme. Të rijnë të cilët gjatë fushatave elektorale, angazhohen me parti të ndryshme, për të garantuar një vend pune. Mënyra me e lehtë dhe me e mundshme për momentin në vendin tonë ka mbetur antarsimi i çdo të riut në paritet më të suksesshme. Veç në këtë mënyrë mund të arrijnë të zëne një post nga politikanët të cilët u premtojnë. Edhe pse në fund ajo që ndodh është gjithmonë zhgënjimi, sepse për miliona arsye të krijuara, jo ekzistuese, të rinjtë mashtrohen dhe “hidhen” në rrugë. Një tjetër faktor të cilët bën shqiptarët të lidhen shumë me politikën  dhe të behët pjesë e bisedave të tyre të përditshme është edhe infioriteti i të zgjedhurve. Sistemi në të cilën jetojmë, është i bazuar në demokracinë e zgjedhjes dhe vendimmarrjes. Populli zgjedh ata politikanë të cilët plotësojnë më së mirë nevojat e tyre. Kjo është një ndër teoritë e ndjekura. Mirëpo praktika gjithmonë ndryshon, dhe nuk përputhe më teorinë. Pasi ata zhgënjen nga premtimet elektorale të besuarit të tyre dhe sigurisht nuk u jepet e drejta për të referuar ata flasin. Diskutojnë me njëri-tjetrin problem të cilat raportohen nga media, duke u bërë kështu të lidhur në çdo moment ngushtë  pas politikës. Në këtë mënyrë kthehet në çështjen më të rëndësishme të ditës për çdo. secilin prej nesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here