E pamundur/ Zbulohen detaje të reja nga skafi me 2 ton drogë

0
267
2139408

Dalin detaje të reja nga operacioni ndërkombëtar i djeshëm antidroge mes tre policive, shqiptare, greke dhe italiane si dhe Frontex në detin Jon. ‘BalkanWeb’ mëson se deri në këto momente janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lëndë narkotike si dhe është identifikuar njeri prej skafisteve.

Po ashtu, burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se vendi ku është identifikuar skafi është rreth  110 milje larg brigjeve shqiptare, në jug të ishullit të Korfuzit. Deri në këto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk  rezulton që skafi të jetë nisur nga Shqipëria. Sakaq, njeri nga skafistet e identifikuar ka dalë nga Shqipëria me 30.1.2017 nga PKk Kakavijë. Po ashtu, dyshohet se skafi mund të ketë pikë nisjeje edhe jashtë brigjeve shqiptare. Të njëjtat burime theksojnë se nga analizimi i provave të sekuestruara rezulton se mënyra e  ambalazhimit të thaseve, nuk është si amballazhimi që behet ne Shqiperi.

Gjithashtu lënda narkotike e  nisur nga Shqipëria,  dhe qe është sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, ne te  gjitha rastet ka pasur  shenja dalluese per ata qe do ta prisnin në mbërritje.

Nisur nga koordinatat ku është identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve te bazuara ne prova, nuk është arritur në përfundimin qe mjeti është nisur nga Shqipëria.  Me hyrjen në ujerat tona territoriale, pas ndjekjes se avionit Frontex, GdF dhe Rojes Bregdetare greke (të cilet janë njoftuar nga pala shqiptare), hyjnë në veprim dhe forcat tona duke shtuar numrin e pjesëmarrësve ne operacion ne det dhe toke

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here