Politika homazhe për Dritëro Agollin (Video)

0
302

I jepet sot lamtumira pishtarit të letrave shqipe Dritëro Agollit. Personalitete të artit, kulturës, politike.. etj, janë të papranishëm në homazhet që po mbahen tek Pallati i Kongreseve. Në këtë ditë të errët për familjen Agolli shumë personalitete lanë shënimet e tyre në librin e lamtumirës së shkrimtarit më të dashur shqiptarë. Kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja ishin të pranishëm në homazhet e shkrimtarit Dritëro Agolli. Gjatë fjalës së tij kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se Shqipëria është më e varfër pa të. “Është një dhimbje shumë e thellë dhe një trishtim pafund. Ishte vështirë për të gjetur fjalët e duhura, pavarësisht se në bisedë kishte modestinë. Dritëroi është më shumë se një poet, është një klasik i letërsisë shqiptare dhe një njeri i madh i mendimit. Shqipëria ishte më e pasur me Dritëroin e saj dhe sot më e varfër pa të. Dritëroi ndërtoi vet bronzin e monumentit të ti. Dritëroi është madhështia e thjeshtësisë. Dritëroi është në piedestalin e mirënjohjes”, tha Meta. Ndersa Kryeministri Edi Rama duke folur në homazhet për shkrimtarin tonë të madh Dritëro Agolli, e nisi me vargjet e tij.

 

“Qysh se e kam parë në djalërinë time më është dikur si dikush i zbritur nga dikur larg”, e nisi Rama fjalën me vargjet e Agollit.

“Po të mos më shtrëngonte detyra do t’i bëja bisht kësaj ceremonie dhe kësaj sëkëlldie te madhe.

Sëkëlldia më sjell para syve atë dikushin e madh, me një gotë në dorë dhe sytë e tij që duket sikur më thonë ore ç’është kjo mbledhje

Mbylle sytë ndaj të gdhirë dhe pranë vatrës

Më dukej sikur jetonte në një dehje përfundimtare, ku në një anë mbahej nga gruaja dhe nga krahu tjetër nga vetë dehja”, tha Rama.

Ndërsa në fund kreu i ekzekutivit e mbylli fjalën e tij me epitafin e shkruar nga Agolli për vetveten.

Epitaf për veten time-variant-Përjetësisht këtu fle DritëroiMe etrit, gjyshërit dhe shokët pranë.Të mira bëri pak gjersa jetoi,Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.

Prit edhe pakZhurmën pushoi rrugaNuk lëviz një gjeth,Fle veriu, hesht juga,Hënë e lodhur zverdh.Heshtin qiell e tokë,Reja nuk derdh shi,Prit edhe pak kohë,Të pushosh edhe ti.

TestamentiO toka ime që të lërova e të thura këngë,Që të kam dashur plisin dhe barin,Që të kam fshirë me duar, me mëngë,Në ç’vend ma le varrin?

Më mirë ma bëj diku në një brazdë,Apo larg mbi përrua ndofta,Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë,Duke më sjellë lajme nga bota,

Nga bota që e pata të mbyllur sa rrojta,E kyçur dera, me lloze porta…

 

Kreu i Kuvendit Ilir Meta me bashkeshorten:

 

 

Kryeministri Rama me bashkeshorten:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here