14 vjeçarja vdes nga kanceri, trupi futet në ngrirje me shpresën se do zgjohet pas 200 vitesh

0
324

Një vajzë 14-vjeçe u bë e para britanike, trupi i së cilës do futet në ngrirje kriogjenike dhe të ngjallet pas 200 vjetësh. Adoleshentja, emri i së cilës nuk bëhet publik, vdiq muajin e shkuar dhe tani trupi i saj është në një rezervuar ‘kriostat’ në Miçigan, në temperaturë -196 gradë Celsius.

Vajza ishte në qendër të një beteje të ashpër ligjore mes prindërve të saj të divorcuar. Mamaja e saj ishte dakord që trupi të futej në ngrirje, por babai ishte kundër për shkak të kostos prej 37 mijë sterlinash dhe procesit brutal të ruajtjes së trupit.

“Edhe nëse trajtimi është i suksesshëm dhe atë mund ta risjellin në jetë pas 200 vitesh, ajo nuk do gjejë ndonjë të afërm dhe ndoshta nuk do mbajë mend asgjë. Nisur nga fakti se është 14 vjeç, ajo do mbetet në një situatë të dëshpëruar në SHBA”, tha babai i saj.

Gjyqtari Peter Jackson pranoi që vajza të bëhet e para britanike që i nënshtrohet këtij procesi. Përpara se të vdiste, vajza i shkroi gjyqtarit një letër, që ka prekur shumë njerëz.

“Më kanë pyetur të shpjegoj se përse dua që të bëj këtë gjë të pazakontë. Jam vetëm 14 vjeç dhe nuk dua të vdes, por e di se do të vdes. Mendoj se ruajtja e trupit do më japë një mundësi që të kurohem kur të zgjohem pas qindra vitesh. Nuk dua të më varrosin nëntokë. Dua të jetoj dhe të jetoj më gjatë dhe mendoj se në të ardhmen do mund të jetë gjetur një kurë për kancerin dhe për të më zgjuar mua. Dua ta kem këtë shans. Kjo është dëshira ime!”, ka shkruar vajza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here