Raporti: Republikanët që ishin kundër Trump u paguan nga Soros

0
195

Një fond i themeluar nga miliarderi i majtë, George Soros, ka dhuruar dhjetëra mijëra dollarë për disa prej eksponentëve kryesorë të republikanëve për të luftuar kundër Donald Trump në fushatën presidenciale të vitit 2016.

Ky fakt rrjedh nga të dhënat e donacioneve të përpiluara nga “Qendra për Politika të Përgjegjshme -Center for Responsive Politics”.

Lajmi është publikuar nga Breitbart, një prej faqeve kryesore të internetit që ka mbështetur Trump në fushatë, raporton Lapsi.al.

Fondi i Menaxhimit të Soros, i cili tashmë shërben si firmë e menaxhimit të investimeve, është themeluar nga miliarderi George Soros në vitin 1969. Ai u bë një prej mjeteve më fitimprurës në industri.

Punonjës të tij janë të përfshirë thellë në mbështetjen e kandidatëve politikë duke dhënë miliona e miliona për grupet që mbështesnin kandidaten demokrate për presidente, Hillary Rodham Clinton.

Por më e rëndësishmja, kompania e Soros, që tani drejtohet nga djali i tij Robert Soros, ka pompuar mijëra dollarë në fushatat e zyrtarëve të lartë republikanë që ishin kundër Trump.

Në total, drejtuesit e kompaninë Soros futën  36.800  dollarë në arkat e këtyre kandidatëve të Republikanëve vetëm në ciklin e fundit.

Përfituesi kryesor i këtyre parave të thata ishte kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Rayan, i cili vazhdimisht tentoi të minonte Trump gjatë zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të disponueshme në internet, punëtorët e firmës Soros dhanë 10.800 dollarë për Ryan. Të ndara në dy pjesë, donacionet janë bërë nga David Rogers, një punonjës i atëhershëm i Fondit të Menaxhimit Soros i cili jeton në New York. Ai u largua nga fondi rreth asaj kohe, raporton Lapsi.al.

Edhe dy donacione të veçanta për Ryan erdhën nga Jozueu Donfeld, më 2 maj, 2016.

Zyra e Ryan nuk iu përgjigj interesit të Breitbart.

Senatori Lindsey Graham, që dështoi si kandidat i republikanëve për president, ka marrë 3.500 dollarë nga punonjësit e firmës. 1 500 dollarë i ka marrë nga drejtuesi i Fondit të Menaxhimit Soros, Scott Bessent. 2 000 dollarë i janë dhënë nga Alexander Cohen, një tjetër drejtues i Fondit të Soros.

Senatori Marco Rubio, një tjetër kandidat republikan për president ka marrë 2 700 dollarë.

Ndërsa dy kandidatët e tjerë republikanë, guvernatori i Ohajos (Ohio) John Kasich and ish –guvernatori i Floridës, Jeb Bush morën nga 2 700 nga Soros.

Senatori anti –Trump, John McCain ka marrë 2 500 dollarë nga Soros, ndërsa John Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve mori 2 600 dollarë.

Ish republikani Joe Heck , i nominuari i republikanëve për senator në Nevada, i cili i humbi zgjedhjet dhe u pozicionua kundër Trump ka marrë 2 500 dollarë nga një drejtues i Fondit Soros.

Kongresmeni Carlos Curbelo ka marrë 1 000 dollarë.

Cathy McMorris Rodgers, mori 1 000 dollarë nga një zyrtar i Fondit Soros.

Disa republikanë të tjerë që morën fonde nga Soros, por mbështetën Trum ishin senatori Ron Johnson, senatori Chuck Grassley, Dan Donovan dhe Ed Royce./lapsi.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here