Dosjet e Sigurimit/ Proces me paragjykime, Rama presionon: Do dalin në dritë  edhe ata me dy gishta lart

2
208

 

“Kanë treguar në 25 vjet hipokrizi dhe mungesë respekti për të shkuarën që përfaqësojnë, apo më keq akoma që thonë se e respektojnë”

Edhe përse është kreu i Partisë Socialiste, e cilësuar si pasardhësja e Partisë Komuniste, kryeministri Rama presionoi ditën e djeshme demokratët me të shkuar komuniste, tashmë që ka filluar procesi i hapjes së dosjeve. Edhe përse nuk përjashtohet që hapja e dosjeve të kompromentojë edhe figura të djathta, shanset më të mëdha janë që ky proces të prekë figura socialiste. Deklaratat e kryeministrit erdhën gjatë ekspozitës “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës” e cila u mbajt në bibliotekën kombëtare. Në ekspozitën që u zhvillua me rastin e 100 vjetorit të të shkrimtares që ndërroi jetë në burgjet komuniste,Rama u shpreh se dosja e Musine Kokalarit do të hedhë dritë me mbi faktet tragjike të së shkuarës. Kryeministri tha se ky ligj do të sjellë mundësinë për njohjen me personazhet që shpesh janë shfaqur me gishtat lartë. “ Dosja e Musine Kokalarit do të jetë e para që do të hapi një histori të re që do të hedhë dritë mbi faktet tragjike të së shkuarës, të shqyrtimit të të gjithë dokumenteve dhe të njohjes me të gjithë personazhet që deri më sot i kanë ikur dritës së të shkuarës dhe shumë shpesh na janë shfaqur me dy gishtat lart përballë prozhektorëve të të sotmes,” – deklaroi Rama.

Qëndrimi

Shefi i qeverisë deklaroi ditën e djeshme, se në  25 vite, e shkuara është përdorur si makth dhe hipokrizi nga ata që pretendonin se përfaqësonin ish-të dënuarit.” Sot, Autoriteti i Informimit të Dosjeve do të përbëjë një histori suksesi në këtë betejë që prej 25 vjetësh përdoret si makth, ku qartësisht e shkuara përdoret për të ardhmen, duke e parë si një plaçkë për të ndarë sot mes palëve që kacafyten për të shkuarën. Kanë treguar në 25 vjet hipokrizi dhe mungesë respekti për të shkuarën që përfaqësojnë, apo më keq akoma që thonë se e respektojnë. Kush kontroll të shkuarën, kontrollon të tashmen-vlen më shumë për këtë vend. Projekti për hapjen e dosjeve që ne e kemi filluar qysh në ditët e para të punës, tanimë kulmon me fillimin e zbatimit të tij dhe ligji që ne kaluam në Parlament që duhet të kishte kaluar qysh në ditët e para të Parlamentit të parë pluralist dhe që u mbajt peng për 25 vjet, i jep mundësi institucioneve duke filluar nga Kuvendi, Presidenti, Qeveria, administrata e drejtësisë dhe të gjitha institucionet që të njohin përmes fakteve marrëdhëniet e gjithë personelit të tyre me të shkuarën,” – theksoi kryeministri Rama.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here