Sherri masiv në Parlament, ndërhyjnë forcat speciale (FOTO)
Administrator / 8 years
February 11, 2017
0
2 min read
Një rrahje masive në parlamentin e Afrikës së Jugut ka ndodhur gjatë një seance parlamentare ditën e djeshme. Incidenti ndodhi pasi opozita ofendoi presidentin Jacob Zuma duke i thënë “faqezi”.
Sipas opozitës ai akuzohej për korrupsion pas i gjithë vendi ishte “kalbur deri në palcë”. Përleshja ishte e rëndë saqë u bë e mundur ndërhyrja e rojeve të sigurisë. Këta të fundit u grushtuan nga disa anëtarë të opozitës gjatë kohës që ata u munduan të qetësonin situatën.