Kjo foto nuk ka nevojë për shume fjalë.
Ai është tifozi më i madh i skuadrës angleze Sunderland dhe kësaj radhe ata e kanë vizituar në spital, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë e kancerit siç është neuroblastoma.
Djaloshi Bradley Lowery që ka dashuri të madhe për Sunderland, e zuri gjumi në krahët e sulmuesit të Sunderland, Jermaine Defoe.
Pas argëtimit me lojtarët të cilët i kanë qëndruar shumë pranë tifozit të tyre më të zjarrtë, djaloshi zgjodhi të pushonte në krahët e Jermaine Defoe.
Bradley Lowery është një personazh shumë i dashur për skuadrën e Sunderland, i cili pavarësisht se vuan nga një sëmundje e rëndë ai ka parë çdo ndeshje të tyre.