Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu, i është drejtuar paraditen e sotme Kryesisë së Kuvendit, për t’u takuar me kryetarin Ilir Meta.
Nuk dihet se cila është tema konkrete e këtij takimi që ka nisur rreth orës 10:10.
Një ditë më parë, ambasadori Lu ka zhvilluar takime edhe me disa ministra, si dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.