“Deklarata pro Vlahutin dhe Lu”, Kulla i shkruan Bregut: A e di se…

0
368

Ditën e djeshme deputetja e Partisë Demokratike  Majlinda Bregu ka folur te “Zëri i Amerikës” në lidhje me akuzat e fundit ndaj ambasadorit Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.

Bregu thotë se Lu dhe Vlahutin janë përfshirë në proceset e reforma, pasi i ka lejuar klasa politike për shkak të mosbesimit që ka mes vetë saj.

Pas kësaj analisti Ilir Kulla me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka drejtuar një sërë pyetjesh deputetes që prej disa kohësh bën opozitaren brenda opozitës.

Më poshtë shënimi i Ilir Kullës:

 

Një mikeshë politikane sot paska deklaruar se akuzat ndaj Romana Vlahutinit dhe Donald Lu janë fantazi me filma me partizanë. Atëhere le ti bëjmë disa pyetje kësaj zonjës dhe ambasadorëve.

A ka shkuar zoti Lu në zyrën e Adriatik Llalles me një përfaqësues të Bankers? Nëse po, çfarë i ka kërkuar?

A e di zoti Lu se Bankers nuk është kompani amerikane?

A e di zoti Lu se në zonën e Zharrësit tërmetet e shkaktuara nga shpimet e puseve nga Bankers kanë shkatërruar gati 300 banesa?

A e dinte zoti Lu se një biznesmen shumë i njohur karburantesh një ditë para se ai të vizitonte Prokurorin e Përgjithshëm kishte qenë po në atë zyrë duke i thënë prokurorit se ambasadori Lu do shkonte të nesërme në zyrë ti bënte presion?

A e ka shkruar zoti Lu kërkesën për Prokurorinë në emër të qeverisë amerikane që i kërkon të mbyllen hetimet për Bankers?

A ka blerë me fondet e BE-së zonja Vlahutin në periferi të Tiranës?

A e di zonja Vlahutin se çmimi në atë zone dhe në atë fshat është 3 herë më pak se ai që ajo e ka blerë?

A njeh zonja në fjalë një seli tjetër diplomatike apo rezidencë në Tiranë të ketë kushtuar po aq?!

A ka kryer më parë një hetim tregu për ‘caminetto’ në atë zonë apo ndonjë zone tjetër të Tiranës?

Dhe një pyetje për mikeshën tonë ish-ministre. A i kujtohet sa funksionare të BE në Bruksel u arrestuan në lidhje me blerjen e zyrave të BE-së në Laprakë në vitin 2009?!

Kaq për tani

https://www.facebook.com/ilir.kulla.2017/posts/150075275505579?pnref=story

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here