Shkoni punoni! Ministri njofton për 40 mijë vende pune të lira

0
230

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për rritjen e papunësisë në vend, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se më shumë se 53 mijë qytetarë janë orientuar drejt tregut të punës.

Gjatë një aktiviteti për Analizën Vjetore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Klosi tha se tashmë në zyrat e punës rezultojnë rreth 40 mijë vende të lira pune, por nuk ka thënë se ne cilat institucione apo kompani janë këto vende.

Në materialin e shpërndarë nga ministria e Mirëqenies Sociale, për analizën vjetore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Klosi tha se Arsimi dhe Formimi Profesional do të jetë nën varësi të Shërbimit Kombëtar të Punës.

Kjo e fundit do të shndërrohet në Agjencinë për Profesione dhe Kualifikime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here