Protesta/ Shkullaku: Rezistencë, të rrëzojmë qeverinë

0
284

Gazetari Armand Shkullaku i është bashkuar protestës së opozitës. Nga çadra e protestuesve te sheshi përpara godinës së kryeministrisë, Shkullaku tha se protesta është “akt pa kthim” dhe se qëndresa e opozitës është “mbështetja më e mirë që mund ti japin qytetarëve”, shkruan syri.net.“Çdo kthim pas, do vriste çdo shprese të njerëzve që më fund do të ketë një ndryshim”.

Shkullaku tha se protesta mund të jetë më agresive:

“E vlerësoj zgjedhjen e opozitës për protestë paqësore, gandiste deri diku. Por kjo është e përshtatshme për qeverinë daneze. Protesta mund të jetë më e fortë, mund të jetë më agresive”.

“Sepse kjo qeveri është kundër tolerancës, konsensusit, kritikës kontruskrive, sepse e merr vlerën për dobësi”, shpjegoi ai, duke shtuar se në shumë raste ka shfaqur arrogancë të tepruar.

“Nëse i shkojmë deri në fund do të kemi përmbysje”, përfundoi Skkullaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here