Burri i dehur kërcënon dhe sulmon gruan por përfundon në qeli. Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt në Monte San Vito, ku salla operative e policisë mori një thirrje për ndihmë nga një grua e dëshpëruar pas abuzimit të vazhdueshëm nga bashkëshorti.
Një patrullë nën urdhrat e marshallit Domenico Maurelli ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Burri, pavarësisht nga prania dhe përpjekjet e policisë për t’u qetësuar, ka vazhduar ta kërcënojë gruan me vdekje, madje duke e qëlluar edhe me lloj sendesh dhe duke e plagosur.
45-vjeçari u arrestua menjëherë dhe gruaja u dërgua në një strehë të sigurt sociale.