Familjarët e viktimave të masakrës së Çoles në Vlorë, ku mbetën të vrarë 3 persona i kanë dërguar një letër presidentit Bujar Nishani. Familjarët shprehen se procesi gjyqësor i zhvilluar në Gjykatën e Lartë ndaj autorëve të dyshuar të familjarëve të tyre është i korruptuar.
Letra i është dërguar Nishanit nga familjarët e viktimave Haki dhe Ardi Velaj, të cilët shprehen se fëmijët e tyre po i vrasin për të dytën herë.
“Ne mendojmë qe i njëjti trup gjykues nuk duhet te gjykojë te njëjtën ceshtje dy here.Por shqetësimi ynë kryesor është se prokurori i seancës në Gjykatën e Larte Artur Selmani rrëzoi akuzën e ngritur nga Prokuroria e Shkalles se Parë Vlorë dhe ajo e Apelit po në Vlorë. Ne nuk kemi asnje dokument në dorë, por me sa dëgjuam në sallë vetë, avokati mbrojtës i të dënuarve në diskutimin e bere disa herë iu referua fjalës së Selmanit. Vetë gjyqtaret u habiten me mbrojtjen që Prokurori u bëri të dënuarve për krime makabre. Jemi të shqetësuar se akoma s’po kuptojmë si familje pse ndodhi gjithë kjo masakër, nuk del në asnjë shprehje pse u ekzekutuan 2 djem që askujt nuk i kishin bërë dem. E dimë që jemi të vonuar në kohë por gjithsesi ne presim nga drejtësia dhe sidomos të organi i akuzës të cilin ju drejtoni”- thuhet ndër të tjera në letrën drejtuar presidentit Nishani./bw
Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2015 në lagjen “1 Maji” të Vlorës, ndërsa mbetën të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Gjykata ka dhënë burgim të përjetshëm për shtetasin Aleksandër Llanaj, teksa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, u dënuan në mungesë me nga 35 vjet burg.