Flamur Pirraçi, 34 vjeçari që goditi Kreshnik Spahiun është shoqëruar në polici. Ende nuk ka arsye zyrtare nga policia për shkaqet e sulmit ndaj kreut të AK, por Spahiu ka thënë se Pirraçi pak momente para se ta sulmonte ishte në kafe me deputetin e PS, Taulant Ballën.