Një sherr mes dy vajzave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në urbanin e Kamzës. Sipas personit që ka sjellë pamjet dhe ka treguar detaje në lidhje me atë që ka ndodhur, të dyja vajzat dukeshin rreth 25 vjeçe dhe fillimisht ishin ulur përballë njëra-tjetrës.
Ato kanë qenë duke biseduar për disa dokumente (ndoshta punë pune apo shkolle). Tonet kanë nisur të ngrihen në bisedë e sipër dhe njëra prej vajzave i nxjerr gishtin e mesit tjetrës. Duket se ky ka qenë shkaku që ka nisur gjithçka.
“Të dyja ishin të ulura bashkë dhe po bënin muhabet për ca letra, nuk jam shumë e sigurt sepse ishte debat që nuk më ngjalli kureshtje ta dëgjoja. Pastaj njëra i nxori gishtin e mesit duke e sharë dhe kjo tjetra i tha “Shko fute aty ku të ka mësuar mami” e aty plasi sherri. U kapën prej flokësh, por ngaqë nuk kishte drita në urban se akoma nuk ishim nisur, nuk dallohej”, – tregon messazhdërguesja për JOQ.al.
Më tej ajo bën me dije se në urban kishte rastisur edhe një polic, i cili ishte futur mes dy vajzave dhe i kishte ndarë, bashkë me djemtë e tjerë që duken në video. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:15 të mbrëmjes.