Duhet të ruante makineritë e TAP, por kapet duke i vjedhur vetë. Pranga policit privat dhe bashkëpunëtorit

0
205

Ishte punësuar për të ruajtur makineritë e “TAP”, të cilët janë në funksion të projektit të gazsjellësit, por në fakt ka përfunduar duke i vjedhur vetë ato. Këtë gjë rezulton se e ka bërë një polic privat në Lushnjë, Veli Kumanaku, 23 vjeç, i cili u vu në pranga. Bashkë me të u arrestuar edhe një 26-vjeçar, Ndriçim Beqiri.

Të dy këta persona u kapën duke vjedhur materialet e gazsjellësit TAP.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Imsht të Lushnjës.

Policia sqaron se: “Veli Kumanaku, punonjës i një shoqërie sigurimi me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellësit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here