Kryebashkiaku i Kocaelit, Ismail Yildirim është hedhur në det për të shpëtuar një zhytëse e cila u ndje keq gjatë kohës që notonte.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë përkujtimore të 59-vjetorit të “Tragjedisë së Anijes së Uskudarit” në veriperëndim të Turqisë në provincën e Kocaelit.
Zhytësja Senay Ertorun kishte hyrë në det për të tëhequr një flamur në momentin që doli dhe thirri për ndihmë.
Ertorun ishte rreth 10 metra larg skelës ku qëndronin të tjerët dhe kryebashkiaku sapo dëgjoi “po mbytëm”, u hodh menjëherë në aksion.
Yildirim i cili ka një certifikatë zhytjeje hoqi këpucët dhe xhaketën e u hodh në det për të shpëtuar Ertorun.
Pasi kryebashkikau arriti zhytësen së bashku notuan të sigurt ndërsa anëtarët e ceremonisë përshëndetën aktin heroik.