Basha: Lëvizja jonë kombëtare, popullore e paqesore, por e vendosur për ta hedhur republikën e krimit

0
187
Protesta e opozitës përpara selisë së Qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 16-të këtë diel duke e shtuar intensitetin e saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar sërish në rrjetet sociale se “lëvizja jonë i ka kaluar kufijtë e partive politike dhe është kthyer në një lëvizje kombëtare, demokratike, popullore, paqesore, por e vendosur deri në fund për të hedhur republikën e krimit dhe për të ngritur një republikë të re.”

Sikurse ai e paralajmëroi dje, sot në çadrën e protestës do të diskutohen problemet e bujqësisë dhe blegtorisë ndaj të ftuarit e parë në tryezë sot do të jenë fermerët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here