Kuvendi i Shqipërisë shtyu edhe me një muaj punën e Komisionit të reformës zgjedhore.
Kërkesa ishte parashtruar nga bashkëkryetari i Komisionit, Taulant Balla, e cila gjeti mbështetjen me votë të deputetëve të mazhorancës.
“Ka dhe një kërkesë nga zoti. Balla si bashkëkryetar i Komisionit të reformës zgjedhore që kërkon dhe një muaj shtyrje.Shtyhet ky Komision edhe një muaj”, tha kreu i Kuvendit Ilir Meta.