Leonard Olli, këshilltar në Këshillin Bashkiak, ka reaguar në Facebook lidhur me prishjen dhe përçundimin e veprave artistike të Fatos Lubonjës dhe Ardian Isufit.
Edhe pse ndodhet pak metra larg Kryeministrisë kjo gjë nuk e ka ndaluar vandalizmin e njerëzve.
Fatos Lubonja thotë se “ky vandalizëm i vazhdueshëm kërkon të përçudnojnë jo vetëm autorët, por edhe mesazhin e instalacionit.”
Sipas Ollit, Kryeministrin e tmerron mesazhi i instalacionit ndërsa për Kryetarin e Bashkisë thotë se “mbeti gjithë kohën në autobus”.
Koha e maskarenjeve po mbaron, përfundon ai.