“Skifterët” shqiptarë bëjnë për spital policët në Genova

0
248

Dy shqiptarë kanë bërë për spital dy policë italianë, të cilët tentuan t’i arrestonin.

Ngjarja në fjalë ndodhi në një zonë të Genova-s. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, ishin vënë në shënjestër të policisë, pas raportimeve të fqinjëve të tyre për disa vjedhje që kishin ndodhur në këtë zonë. Gjatë operacionit, shqiptarët u ‘suprizuan’ nga karabinierët, ndërsa gjatë tentativës së tyre për t’u arratisur u përleshën me ta, ku njërit prej policëve i thyen dorën, tjetrit gishtin.

‘Ansa’ shkruan se shqiptarët fill pas ngjarjes u larguan prej aty me shpejtësi, në drejtim të një fshati, ndërsa njëri prej tyre u arrestua pak më vonë. Personi në fjalë ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte ndaluar dhe më parë për vjedhje. Tashmë policia italiane është vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here