Gazetari Elvi Fundo ka publikuar fotot e dhunës së ushtruar ndaj tij nga dy persona të paidentifikuar, që e sulmuan 4 ditë më parë pranë stacionit të trenit në Tiranë.
Në portalin që ai drejton “Citynews.al”, janë publikuar fotot e gazetarit Fundo i shtrirë në spital dhe dëmtimet që ka pësuar nga dhuna e ushtruar.
Elvi Fundo ka falenderuar të gjithë gazetarët dhe qytetarët që u solidarizuan me të. Ndërkohë, policia është duke vazhduar hetimet për të identifikuar autorët.