Vrau shqiptarin për vjedhje, gjykata lë të lirë argjendarin italian: E bëri për vetëmbrojtje

0
192

Drejtësia italiane ka arkivuar çështjen në ngarkim të argjendarit italian Rodolfo Corazzo, i cili mbrëmjen e 24 nëntorit 2015 në Rodano, Milano vrau me disa plumba pistolete shqiptarin Valentin Frrokaj që kishte hyrë në shtëpinë e tij për të vjedhur bashkë me dy persona të tjerë.

 

Italiani, i cili kishte leje për armën, ishte nën hetim për “Vrasje të kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”. Prokuroria ka deklaruar se vrasja e shqiptarit ka qenë për ‘vetëmbrojtje’ dhe sot gjykatësja e Milanos, Donatella Banci Buonamici.

“Jam i lumtur dhe i lehtësuar pas mbylljes së çështjes sime me drejtësinë”, ka komentuar argjendari. “Do t’i mbetet përjetë në kokë fakti që ka vrarë një person, që është një gjë e tmerrshme por në raste të tilla si ky, çështja është ‘Jeta ime është vdekja tuaj’”, tha avokati i tij në latinisht.

Rodolfo vendi ku u vra shqiptari

NGJARJA
Pasi kishte parkuar motorin në garazhin e shtëpisë së tij, Corazzo u sulmuar nga 3 persona me fytyrën e mbuluar me kapuç. Ai u rrah dhe u tërhoq zvarrë nëpër shtëpi në sy të gruas dhe vajzës. Tre autorët, pasi ishin ngjitur në dhomat e gjumit dhe kishin marrë para, kishin gjetur në një dhomë tjetër bizhuteri, për të cilat argjendari kishte deklaruar se nuk i zotëronte. Në këtë pikë, autorët u zemëruan dhe kërcënuan se do të vrisnin të gjithë familjen.

Gjatë grabitjes, vajza 10 vjeçe u kërcënua dhe u çua në katin e fundit të banesës nga një prej autorëve për të kërkuar bizhuteri. Dy orë panik, në fund të të cilave argjendari që kishte leje arme reagoi duke qëlluar njëherë në ajër për të trembur keqbërësit.

 

Autorët ia mbathën por u përgjigjën menjëherë duke hapur zjarr me dy pistoleta të vjedhura. Gjithsej u qëlluan 10 plumba, 3 nga argjendari dhe 7 nga autorët. Valentin Frrokaj, i riu shqiptar i dënuar me burg përjetë dhe i arratisur nga burgu mbeti i vrarë. Hetimet e drejtuara nga karabinierët konfirmuar versionin e argjendarit duke konkluduar se ishte vetëmbrojtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here