Basha: Rama është braktisur ndërkombëtarët, është kthyer në barcaletë

0
235

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës dhe medias së tij që sulmuan dje senatorin italian, Aldo di Biago. Sipas Bashës, Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar.

“Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtrar dhe është bërë subjekt barcaletash. Është bërë qesharak nga Brukseli në Uashington.

E mbani mend si iu vërsul Edi Rama presidentit të SHBA-së, që e quajti turp i njerëzimit. E kujtoni si iu vërsul krahut të djathtë të kancelares Merkel, Krishbaum.

Dhe dje sulmoi senatorin Aldo di Biago. Ai është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer me armë nën komandën e gjeneralit shqiptar, Agim Çeku.

Di Biago ka qenë me mision ushtarak në krah të UÇK-së që nga viti 1998 deri në çlirim të Kosovës”, u shpreh Basha në lidhje me akuzat e medias së Ramës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here