Është hedhur paraditen e sotme shorti që ka përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë.
Goglat e tërhequra në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë vënë përballë Besëlidhjen me Tiranën dhe Skënderbeun me Teutën.
Ndeshjet e para do të luhen më 5 prill, kurse të kthimit dy javë më pas (19 prill).
Besëlidhja, surpriza e këtij sezoni, do ta luajë në Kukës takimin si pritëse, pasi FSHF-ja u kujtua në mes të garës se stadiumi i Lezhës nuk plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjes gjysmëfinale.
Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinalet
5 prill
Besëlidhja – Tirana (Në Kukës)
Skënderbeu – Teuta
19 prill
Tirana – Besëlidhja
Teuta – Skënderbeu