Sulmi në Londër, i mbijetuari rrëfen ngjarjen horror (VIDEO)

0
164

Një nga të plagosurit e sulmit në Londër dy ditë më parë, teksa rrëfen se si i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes, dhe shton se ndjehet se ka “lindur përsëri”.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja, Francisco Lopes, 26 vjeç, pësoi lëndime në këmbë dhe në duar, pasi autori i sulmit Khalid Masood e “përfshiu” me makinën e tij gjatë sulmit në Londër, atë bashkë me këmbësorët e tjerë.

Portugezi ka dhënë një deklaratë rrëqethëse rreth asaj se çfarë në fakt ka ndodhur atë ditë, duke shtuar se ishte tepër i frikësuar, sidomos në momentin kur u rrëzua në tokë.

26-vjeçari thotë se në ato momente ishte duke shkuar në shtëpi, por pasi dëgjoi të bërtiturat ktheu kokën dhe pa se makina e sulmuesit gjendej vetëm një metër larg tij.

Duke folur nga shtrati i spitalit, Lopes ka thënë se është “diçka e mrekullueshme për të, të qenit ende gjallë” duke shtuar se tanimë ai është duke jetuar “një jetë të re”.

“Adrenalina filloi të rritej tek unë. Nuk doja të vdisja dhe ja, tanimë jam OK. Jam duke tentuar të bind veten se jam OK dhe se këmbët e mia gjithashtu do të jenë OK. Siç edhe më tha xhaxhai im, unë kam lindur përsëri”.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministrja britanike ka konfirmuar se së paku 29 njerëz janë lënduar gjatë sulmit, mes tyre edhe fëmijë.

Numri i të vdekurve është rritur tani në pesë pas vdekjes edhe të 75-vjeçarit Leslie Rodos, nga Streatham, në jug të Londrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here