Deklarata e Kryemadhit ‘zgjon’ deputetët e PS, Balla: Të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda

0
217

Deputeti socialist, Taulant Balla ka deklaruar se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para Kryeministrisë, duke ironizuar kështu akuzat e Monika Kryemadhit mbi reformën në arsim.

“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”,- tha Balla.

Sot paradite gjatë një interviste për Neës24, deputetja e e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se “Reformën e zhbëjnë votat e brezit të ri. Nëse më voton mua e zhbëj reformën”, duke sjellur edhe si shembull studentët e Parisit, të cilët, sipas Kryemadhit, dogjën këtë qytet kur u bë reforma në arsim.

Ndërsa pak ditë më parë, Monika Kryemadhi kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla.

Deputeti i Elbasanit, Taulant Balla ka zgjedhur një takim me të rinjtë e Elbasanit për t’ju përgjigjur deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi për akuzat e kësaj të fundit mbi reformën në arsim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here