Policia ndërhyn rrufeshëm, shqiptari fsheh kokainën te …. prostitutës

0
181

Shqiptari shpërndarës droge, ajo ishte prostitutë, ndersa jetonin së bashku në një apartament edhe pse të pavarur nga njeri-tjetri.

Ishin klientët e 25-vjeçares rumune që hynin e dilnin, që ngjallën dyshime te disa banorë të apartamentit në rrugën “Cavallotti”, në komunën italiane Conegliano. Dhe kjo solli edhe arrestimin e bashkëjetuesit të saj, një 30-vjeçari shqiptar.

Pas sinjalizimeve të disa banorëve, efektivët e policisë mësynë në apartament, ku gjetën 50 gramë kokainë të pastër, që nëse përzihej dhe hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 10 mijë euro, raportojnë sot mediat lokale.

Shqiptari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur)e kishte fshehur drogën mes lodrave të seksit, kamxhikëve dhe kondomëve që mbante në banesë bashkëjetuesja e tij. Agjentët e policisë gjetën edhe një peshore preçizioni.

Sipas policisë italiane, rumunia nuk ishte e lidhur me aktivitetin e shqiptarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here