Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në qytetin e Fierit për dhunë në familje. Sipas policisë, Arbër Haxhiaj, banues në Fier, kanosi me thikë babain e tij M.H. 54 vjeç. Gjatë arrestimit policia sekuestroi edhe thikën me të cilën 28-vjeçari kërcënoi familjarin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Fier. *Kanos me thikë babain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Arbër Haxhiaj, 28 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me thikë babain e tij, shtetasin M.H, 54 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën kanosi të atin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.