Takimi Rama – McCain, kryeministri i dhuron një libër nga koha e komunizmit (FOTO)

0
239

Kryeministri Edi Rama u takua sot me senatorin amerikan John McCain, dhe i ka bërë atij një dhuratë të veçantë. Rama në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar  dhuratën që i ka bërë Senatorit Amerikan. Bëhet fjalë për një libër në të cilin është shkruar për avioni A-7E CORSAIR II.

 

Statusi i plotë i Ramës

Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Dedikimi:

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane. Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”.

17903867_10154654888086523_8626278938583188868_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here