Një grua ka humbur jetën sot në Shkodër për shkak të një aksidenti fatal. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës paradite rreth orës 11:25 ku një kamion me targë AA 682 MO ka aksidentuar për vdekje shtetasen me iniciale A.L., 52 vjeçe.
Menjëherë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, 38-vjeçarit Agim Uka, banues në Pukë në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime te mëtejshme.