eputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar sot zërat nëse ‘çadra e lirisë’ e opozitës do të hiqet apo jo nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ ku qëndron prej gati 3 muajsh.
Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të Nisida Tufës në ‘News24’ Sekretari i Përgjithshëm selisë blu pohoi se deri më tani nuk është marrë asnjë vendim për heqjen e çadrës, që sipas tij është simbol i sakrificës.
“Taktikat e luftës opozitare, nëpërmjet të cilave është dhe çadra, simbol i luftës, janë në diskutim që të ndjekim këtë rrugë apo një tjetër. Por nuk kemi pasur asnjë vendimmarrje që të mbyllim çadrën. Ajo do të vazhdojë. Ka qenë në diskutim forca dhe mënyra se si mund të jetë më mirë. Çadra është kthyer në simbol të protestës, vullnetit. Vërtetë ka qenë simbol i sakrificës. Unë besoj se çadra do vazhdojë dhe nga ana tjetër do besoj tek një zgjidhje e shpejtë”, tha Ristani, shkrua ‘BalkanWeb’.