Ndërkohë që Shqipëria duket se u çlirua nga presioni i madh i krizës politike, dhe partitë politike ndezën motorrët e fushatës, Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, është parë në një dasmë në Kamëz.
Në videon më poshtë meta shfaqet si asnjëherë tjetër, duke vallëzuar mes qindra të pranishmëve.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi shkruan:
Thonë që dasmat në ditë me shi jane me bereqet.
Këtij çifti të ri, bashkë me Ilir Metën, i uroj edhe unë të trashëgohet. Afrimit nga Zall Bastari dhe nuses së tij i uroj të jenë përherë të lumtur bashkë.
Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak “xheloze” për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1271571372955602/