Policia e Matit ka sekuestruar 27 kilogram kanabis, në kuadër të operacionit “Liqeni’, ndërsa është arrestuar një person. Lënda narkotike ishte e futur në 3 thasë plasmasi dhe u kap në vendin e quajtur ‘Karicë’ në Mat.
Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Materialet do ti kalojnë për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.