Luan Rama në Kukës: Sa t’ketë fjalë e besë Malësia, del e para LSI-ja

0
222

Gjatë prezantimit të kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kukës, nënkryetari i LSI-së dhe kryetari i grupit parlamentar të saj, Luan Rama, teksa i është referuar një kënge të vjetër kuksiane ka improvizuar këto vargje: “Sa t’ketë fjalë e besë Malësia, del e para LSI-ja, sup me sup lidhur si malet, LSI-ja kurrë nuk ndalet!”.

 

 

Më tej, duke folur gjatë takimit me qytetarët kuksianë, Luan Rama shprehu bindjen se edhe Kukësi do të ketë deputet të LSI-së në Parlamentin e ardhshëm. Gjithashtu, z. Luan Rama theksoi se Selvi Beçaj është zgjedhja më e mirë për Kukësin.

“Selvi Beçaj është zgjedhja më e mirë për Kukësin. Lëvizja Socialiste për Integrim ju fton të zgjidhni një vajzë Kukësi, jo një të importuar. Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë për të mos patur më konflikt politik”, – tha Nënkryetari Luan Rama, duke shtuar se LSI-ja do të jetë forcë e parë që qeverisja të jetë për qytetarët dhe Shqipëria të mos jetë më vend i kanabisit.

“LSI forcë e parë që qeverisja të jetë për qytetarët, jo për kryetarët. LSI forcë e parë që Shqipëria të mos jetë më vend i kanabisit. LSI forcë e parë që të rinjtë të jetojnë e punojnë në Shqipëri. LSI forcë e parë – i vetmi shans për të gjithë!”, – deklaroi ndër të tjera Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Kukës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here