Presidenti amerikan Trump ka vetëm një aplikacion të shkarkuar në iPhone-in e tij, Twitter-in.
Ky informacion u mor vesh pas një diskutimi në Shtëpinë e Bardhë, nga administrata e tij. Kjo është vënë re edhe nga të qenit tepër aktiv në rrjetin social me statuset e tij për problematika të ndryshme.
Stafi i Trump e ka këshilluar Presidentin të reduktojë kohën e qëndrimit para ekranit të televizorit, megjithatë ai nuk mund të ndalë së shkruari në Twitter vazhdimisht.
Megjithatë këtë javë, ky aplikacion është përdorur më pak nga Trump pasi ky i fundit ka qenë i angazhuar me turin e parë të udhëtimeve jashtë vendit që kur mori postin e kreut të vendit.