IPR Marketing publikoi rezultatet e sondazhit të parë për zgjedhjet dhe sipas tij, nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Elektorat ka krijuar edhe partia e re e Blushit, LIBRA, me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%, raporton Oranews.
Por pas publikimit të sondazhit kanë ardhur edhe reagimet e para, nga ku kandidatja e LSI për deputete në qarkun e Beratit Silva Caka ështëe para që ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” . Caka injoron sondazhin duke e quajtur qesharak dhe si një film të parë dhe të riparë nga shqiptarët. Sipas saj, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë dhe këtë nuk e ndryshojnë dot sondazhet.