LSI ‘thumbon’ Ramën: O timonier, ti mba timonin ne do të marrim qeverisjen

0
217

Nënkryetari i LSI Luan Rama i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon 71 mandate për të mos ndarë timonin e makinës.

Gjatë fushatës së LSI në Kamëz, Luan Rama tha se koha e timonierëve ka ikur që në kohën e Mao Ce Dunit. Ai ka kërkuar votat e qytetarëve për LSI-në që pushteti të jetë i popullit, ndërsa tha se Edi Ramës do t’i lënë timonin.

“Nuk ju themi të na jepni votën për t’ja dhënë një timonieri sepse koha e timonierëve ka vdekur që në kohën e Mao Ce Dunit. Jemi këtu t’ju ftojmë ta bëjmë LSI forcë të parë që i pari i qeverisjes të jetë qytetari dhe jo kryetari.

Del njëri dhe ju fton votoni për mua që të mbaj timonin, le t’ja lëmë timonin dhe ne të zgjedhim qeverisjen për shqiptarët. Ndërsa me atë tjetrin s’ja vlen të merremi, se ai mezi përpiqet të zëjë vendin e tretë. Të tjerët janë një shans i djegur, nuk ja vlen të merremi me ta”, tha Luan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here