Tranvestiti i njohur me emrin Anxhela ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti të ndodhur në Tiranë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Ende nuk dihet se me kë është përfshirë në konflikt Anxhela, por sipas policisë ai ka marrë ndihmë mjekësore në spital dhe është larguar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 minuta në rrugën “Xhorxh Bush” në Tiranë.
Burimet policore thanë se kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe kapur autorët e plagosjes.