Hasi prezantohet tek Olympiakos: Synoj kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Besnik Hasi është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Olympiakosit dhe për këtë arsye klubi ka organizuar një konferencë për shtyp me mediat që ditët e fundit nuk ishin treguar aq dashamirëse ndaj shqiptarit.

Përpos interesimit të madh për teknikun e ri, një nga detajet e zbuluara prej gazetarëve ishte objektivi me të cilin Hasi ka mbërritur në Greqi. Ai premtoi se kualifikimi për në Ligën e Kampioneve ishte synimi primar që kërkon të arrihet.
mesa3-470x195
“Folëm për herë të parë me Olimpiakosin në javën e kaluar dhe shumë nga ju gazetarët u munduan të më kontaktonin. Kishte një intervistë rreth kësaj teme në Belgjikë, por kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin.

Sot u arrit marrëveshja me Olimpiakosin dhe mund të flas për të. Jam i lumtur që jam këtu. Jam i lumtur që jam në këtë klub kaq të madh. Kam ardhur këtu si trajner i Anderlehtit dhe e njoh atmosferën. Lojtarët e mi e ndjenë dhe u frikësuan nga atmosfera në këtë stadium.

Është nder dhe krenari që presidenti i administratës së klubit më besoi një objektiv kaq të rëndësishëm, si kualifikimi për Ligën e Kampioneve. Kam eksperiencën dhe mund t’ia dal.

E njoh skuadrën, e kam parë shpesh. Kam parë 6 ndeshje që nga momenti kur më kontaktuan. I kisha parë edhe më parë dhe i njoh lojtarët e Olimpiakosit, fola me bordin për futbollistët, kemi folur edhe kush do të vijë për përgatitjet e sezonit.

Kemi edhe shumë lojtarë të dhënë huazim të cilët do t’i shohim nëse e meritojnë një shans. Do të afrojmë edhe shumë të rinj, pasi unë kam besim te akademia dhe më pas do të marr vendimet e mia.

Filozofia ime është një futboll agresiv dhe dominim ndaj kundërshtarit. Dua të kem sa më parë që të jetë e mundur në dispozicion ekipin, ne trajnerët jemi njerëz të çuditshëm sepse e di që nuk mund ta bëj që tani këtë gjë. Por bashkëpunëtorët e do të mundohen që të kemi ekipin gati sa më parë që të jetë e mundur, që të jetë në gjendjen e duhur para ndeshjes së parë europiane”, deklaroi Hasi ën konferencën e sotme për shtyp

Hasi prezantohet tek Olympiakos: Synoj kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Basha në Elbasan: Lalën e ka zënë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko