Skandali/ Drejtori i klubit kërcënon sportistin: Ta heq rrogën se të pashë te LSI-ja (Video)

Drejtorët e institucioneve që menaxhon Partia Socialiste në Durrës kërcënojnë punëtorët me bukën e gojës. Si asnjëherë më parë, kjo fushatë elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2017 po zhvillohet shumë e ashpër dhe pa rregulla loje.

Në një audio­regjistrim të siguruar nga “Panorama ”, konstatohet qartë kërcënimi që shefi i klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka i bën basketbollistit Ilmi Pasha. Në audio­regjistrim, Pasha, i cili është simpatizant i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, i kërkon llogari shefit të tij përse i ka ndërprerë rrogën mujore. Përgjigjja e kreut të klubit Teuta, Kreshnik Leka ishte: sepse po punon për LSI-­në.

BISEDA

Kreshnik Leka­-Alo.

Ilmi Pasha­-Alo, jam Ili.

Kreshnik Leka-­Po, hë çfarë do.

Ilmi Pasha-­Ky është numri im i ri.

Kreshnik Leka­-Ok, po ta regjistroj numrin.

Ilmi Pasha­-E mirë regjistroje numrin, por më vjen çudi pse më ke hequr rrogën o vëlla, se s’ka arsye.

Kreshnik Leka­-Nuk ta kam heq rrogën, do ta heq të thash po të pash
më aty (LSI).

Ilmi Pasha­-Po më pe ku?!

Kreshnik Leka-­Akoma tani ti. Të kam parë tek zyrat e LSi­së, përballë me ëmbëltoren, “Pastiçeri Elena”.

Ilmi Pasha-­Edhe për këtë arsye do të më heqësh rrogën?!

Kreshnik Leka­-Nuk dua të të shikoj fare tek LSI­ja.

Ilmi Pasha-­Po për çfarë arsye, se nuk e kuptoj?

Kreshnik Leka­-Se mos po më regjistrojnë telefonatën. Ndoshta të ka shkuar mëndja me e rregjistru bisedën.

Ilmi Pasha-­Po jo mo vëlla. Mua më duket çudi, se unë kam 11 vjet në sport dhe ti më thua se do të heq rrogën pse të kam parë tek zyrat e LSI­-së.

Kreshnik Leka-­Nuk ta kam heq rrogën po hë, do të marr në telefon të flasim pasdite.

Ilmi Pasha­-Ok. Në rregull.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko