I renditur i dyti në listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Genc Pollo do të jetë deputet në Parlamentin e ri. Por në një analizë të publikuar në “Facebook” ai ka analizuar edhe arsyet pse sipas tij demokratët rezultuan humbës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Nga Genc POLLO
Të dashur miq,
U zgjodha deputet i Kuvendit për Partinë Demokratike në qarkun e Fierit. Duke falenderuar PD e kryetarin Basha për besimin do të doja të shprehja në rradhë të parë mirënjohjen për votuesit, anëtarët e PD, aktivistët e fushatës, komisionerët zgjedhorë si dhe kandidatët e tjerë të nr. 6 për përkrahjen e punën e tyre gjatë katër javëve të fundit. Ishte një fushatë zgjedhore e shkurtër, madje tepër e shkurtër, veçanërisht intensive, e në mot të nxehtë. Do të përpiqem ti përfaqsoj luajalisht në Kuvend e tu jem pranë sa herë të lipset.
Proçesi zgjedhor fatkeqsisht sërish u cënua nga votëblerja masive përmes personave të PS e LSI, presioni i administratës shtetërore, megjithë përpjekjet e lavdërueshme të “ministrave teknikë”, dhe në disa qarqe riaktivizim i grupeve kriminale në favor të PS.
Megjithatë vota për PD fatkeqsisht nuk ishte ajo që shpresonim apo edhe prisnim. Ajo nuk na delegoi përgjegjësinë e pushtetit.
Pas kësaj fillon proçesi i ngritjes së PD si parti e përgjegjësive të madhe në vendin tonë. Asnjë rrethanë a mazhorancë nuk është e pandryshueshme