Tirana është boshatisur dhe të gjithë janë nisur drejt bregut. Por për ata që e kanë lënë për ditën e sotme, duket se e kanë kaluar një pjesë të mirë të kohës së tyre në rrugë.
Siç edhe duket nga pamjet dhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale, autostrada Tiranë-Durrës është në kaos të plotë.
Trafiku i makinave është kilometrik dhe duket sikur ka përfshirë të gjithë autostradën. E kjo duke parë se është vetëm paraditja.
Në orët e pasdites pritet që fluksi i kthimit drejt kryeqytetit dhe trafiku të jetë edhe më i madh.