Paketa financiare Ndyshimi i taksave dhe projektbuxheti i 2014-ës votohen sot në Kuvend, opozita kundër

0
155

Florenc Drizari

Seancë maratonë për buxhetin e 2014-së, diskutohen sot 10 projektligje në fushën e finacave

 

Kuvendi i Shqipërisë pritet të nisë paraditen e së hënës shqyrtimin në prkuvendianim të projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2014, si dhe të paketës fiskale që e shoqëron atë. Në axhendën e Kuvendit janë parashikuar për diskutim 10 projektligje kryesisht në fushën e financave, ndërkohë që Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit, pritet të bëjë edhe verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj që do të bëhen pjesë e legjislativit. Pas verfikimit e emrave të 7 deputetëve të rinj nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë një procedurë formale ku një përfaqësues i Këshillit të Rregullores, do të lexoje emrat e kandidatëve dhe më pas ata do të bëjnë betimin para kryetarit Ilir Meta.

Paketa financiare

Kuvendi i Shqipërisë hap të hënën një seancë maratonë diskutimesh ku në axhende janë të gjitha nismat e qeverisë në fushën financiare,  që nga ndryshimi i taksave e deri në miratimin e “Projektbuxheit të Shtetit për vitin 2014”. Fillimisht në axhendën e Kuvendit është parashikuar të diskutohet projektilgji “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, një nismë që ka hapur jo pak debate edhe nga radhët e opozitës. Ky projektigj parashikon aplikimin e taksimit progresiv mbi të ardhurat, ndërkohë që hap siparin e disa ndryshimeve të tjera që shoqërojnë paketën financiare të qeverisë. Kështu, në Kuvend pritet të ndryshohen projektligjet: “Për taksat kombëtare”, Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.782, datë  22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)”, “Për sigurimin e detyrueshëm të  kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” si dhe Projektligji “Për buxhetin e vitit 2014”. Lidhur me këtë të fundit është ende një debat i hapur me pozitës dhe opozitës. Përfaqësues të së djathtës në Shqipëri kundërshtojnë buxhetin e shtetit për vitin e ardhshmë me argumentet se ai rrit borxhin publik, ul investimet dhe nuk nxit punësimin dhe mirëqënin e qytetarëve, ndërkohë që një qëndrim kritik është mbatjur edhe për ndryshimin e modelit të taksimit në vend. Ndërkohë, nga ana tjetër kjo paketë financiare paraqitet si një reformë e susksesshme dhe e domosdoshme e qeverisë. Gjatë javës së shkuar mazhoranca miratoi projektbuxhetin dhe ligjet që e shoqërojnë atë në komisionet parlamentare, ndërkohë që paralel me qëndrimet e mazhorancës, opozita përpos oponencës në komisione, organizoi edhe tryeza konsultative me përfaqësues të biznesit në vend dhe atij të huaj. Për katë ditë rresh Partia Demokratike kundërshtoi nismat e qeverisë në pranië edhe të përfaqësuesve të biznesit, të madh e të vogël si dhe grupeve dhe shtresave në nevojë, duke vënë theksin se paketa financiare e qeverisë rrezikon themelet e ekonomisë shqiptare dhe nuk nxit zhvillimin. Demokratët gjithashtu kanë deklaruar se do të paraqesin në Kuvend edhe propozimet e mbledhura nga grupet e interesit lidhur me paketën financiare të qeverisë.

Ndërkaq, një tjetër çështje që pritet të shqyrtohet në seancën plenare të ditës së hënë është edhe kërkesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore”. Kjo çështje është ngritur më herët nga opozita ku përfaqësues të saj kanë akuzuar Kryeministrin Rama dhe ministrin e Financave Shkëlqim Cani se kanë ndikuar në manipulimet e të dhënave në Tatime me anë të vartëse të tyre.

 

 Axhenda e Kuvendit të Shqipërisë

1. Raport i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin “Për verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj”.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.12.2013.

3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”.

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar”.

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.7811, datë 12.4.1994, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr.782, datë  22.2.1994, “Për sistemin fiskal në sektorin e hidrokarbureve (kërkim-prodhim)”.

10. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të  kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

11. Projektligji “Për buxhetin e vitit 2014”.

12. Kërkesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për të  kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazës së të dhënave shtetërore tatimore”.

13. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit “Për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në familje në përbëje të Komisionit të Përhershëm për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë”.

14. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr.48/2013 “Për caktimin e përbërjes së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”.

 

 

Eurodeputetët

“Zhgënjyese që Shqipërisë nuk iu dha statusi”

President i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian Hanes Svoboda, e quan një vendim negativ dhe zhgënjim të madh refuzimin që iu bë Shqipërisë për mosdhënien e statusit të vendit kandidat. Ai thotë se dita për çeljen e negociatave duhet të jetë e afërt, ndërsa thekson arritjet e Shqipërisë në disa drejtime.

“Kur vendimi është negativ dhe jo pozitiv për Shqipërinë, sigurisht që përbën një zhgënjim të madh. Por, sidoqoftë Shqipëria po ndërmerrte hapa të mira përpara, me zgjedhjet e fundit e kalimin e paqshëm të pushtetit nga njëra qeveri në tjetrën. Unë mendoj se dita për çeljen e negociatave me Shqipërinë duhet të jetë e afërt. Shpresoj se vullneti ekziston për shkak se ka një mbështetje të fortë për Shqipërinë, edhe pse nuk ka ende unanimitet. Mendoj se kjo duhet të inkurajojë vendin për të kryer reformat me shpejtësi, në mënyrë që të tregohet se ka një vullnet të vërtetë për t’iu bashkuar Europës. Nuk duhet të ketë kthim pas nga zhgënjimi edhe pse vendimi nuk ishte deri tani pozitiv”, – ka thënë Svoboda në një intervistë për TCH.

Sipas tij, pozicioni i Parlamentit Europian ishte mjaft i qartë dhe në favor të Shqipërisë dhe nëse vendi vazhdon me përmbushjen e reformave, qershori do të ishte sinjali i qartë për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

“Normalisht, do të kemi një periudhë kohore që do shpenzohet ndërmjet statusit kandidat dhe hapjes së negociatave, por mendoj se kjo mund të arrihet gjatë 2015-s. Për mua, nga mesi i 2015-s, nëse gjërat shkojnë mirë siç ndodhi në javët e muajt e fundit, atëherë negociatat mund të nisin me të vërtetë”,-tha Svoboda.