Itali, shqiptari kapet duke marrë në dorëzim 12 kg heroinë/ Emri

0
204

Një operacion rrufe i Guardia di Finanza në San Severo, Itali, ka bërë që 12 kg heroinë të kapen natën mes të shtunës dhe të dielës në. Në pranga ranë Alessando Bonaventura nga San Severo dhe Eliot Jelsi, shqiptar si dhe një person i tretë që supozohet se ishte korrieri i drogës, emri i të cilit nuk është publikuar.

Guardia ka vepruar kështu pas hyrjes në qytet të një sasie të madhe heroine. Arrestimet u kryen në momentin e takimit të korrierit me dy personat e lartpërmendur. Droga dhe makinat e të tre personave janë sekuestruar. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rolin e personave të ndaluar nga Guardia Di Finanza. Nuk përjashtohet fakti që ata mund të kenë vepruar të mbrojtur nga një organizatë kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here