Arrestohet i dënuari për trafik droge, sot qëlloi për të vrarë një punëtor për pronësi

0
168
foto ilustruese

Një i ri është vënë në pranga në Durrës, pasi ka tentuar të vrasë për motive pronësie punëtorët  e një firme që rikonstruktonin rrugën Lalëz-Bizë.

Në pranga është vënë Eduart Gjika 25 vjeç, banues në fshatin Bizë, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Gjika pak ditë më parë në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Me të marrë informacionet policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;

një krehër me 28 fishekë.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here