Kanë qenë të shumtë politikanët që janë fotografuar këtë verë në plazhin e Dhërmiut kryesisht. E gjithë qeveria pothuajse, deputetë të majtë dhe të LSI-së, kanë preferuar bregdetin e Jugut.
Ndërkohë kemi qenë kuriozë për të ditur se ku mund të jetë duke kaluar pushimet Presidenti Meta. Dimë që për Presidentin dhe Kryeministrin ka dy rezidenca qeveritare, një në Dhërmi dhe një në Vlorë. Mirëpo tek asnjëra prej tyre nuk u pa Presdenti. Dhe e dini ku e gjetëm?
Tek shtëpia e tij te Gjiri i Lalëzit, shkruan “Panorama Plus”. Atë që bën përherë. Pra Meta, edhe pse President, nuk ka ndryshuar asgjë nga zakonet e tij të përvitshme. I nxirë në maksimum, Meta është shfaqur i relaksuar në shezlongun e tij dhe i shoqëruar nga ndonjë mik apo eksortë, nuk e dimë me siguri. Në këtë mënyrë, Meta po bën pushime të vërteta, larg edhe prej kolegëve të tij, ku siç dihet, do të ishte e pamundur të mos flasësh për politikë./Panorama